Prononcimi publik i ish trajnerit të volejbollit Dorjan Tafa
“Ne vazhdimesi te disa lajmeve te shprehura ne menyre te gabuar dhe per hir te te gjithe tifozave qe na kane mbeshtetur keto dy vite pergjate rrugetimit tone, e ndjej te nevojshme per te bere nje sqarim.
Eshte i pasakte termi “Largim” nga pozicioni i trainerit te ekipit te volejbollit “Vllaznia”, pasi ne kete rast ka pasur nje doreheqje te parevokueshme , si rrjedhjoje e nje seri ngjarjesh.
Angazhimi im si trainer per dy vite ka qene maksimal si ne vitin e pare dhe ne vitin e dyte ku jam gjendur pa staf, pa mbeshtetje dhe me nje seri problematikash te lojtareve, pakenaqesi te shumta dhe deri ne largime ne mes te sezonit (trainere dhe lojtare).
Nga ana tjeter shperblimi im monetar ka qene 0 ( lehtesisht e verifikueshme).
Ne fund te sezonit eshte rene dakort shlyerja e borxhit tim 2 vjeçar dhe sigurimi i nje page dinjitoze per sezonin e ri, siç ndodh me gjithe traineret e tjere.
Ne kushte te tilla jam detyruar te paraqes doreheqjen time.
Sqarimi i rradhes ka te bej me emerimet e reja qe jane te pritshme dhe te domosdoshme, por perpara se te arrihet aty ka dy hapa te tjere: se pari Shoqata e Shkodres “Vllaznia Volleyball” eshte akoma ne pritje te nje pergjigje nga ana e Bashkise “Shkoder” per fitimin e projektit dhe alokimin e fondeve ne funksion te ekipit te volejbollit femrave.
Se dyti si sekretar i Shoqates se Shkodres “Vllaznia Volleyball”, statuti i shoqates e parashikon qe vendimarrjet kryhen nga ana e bordit drejtues dhe jo individuale . Ama, pergjegjesia ligjore eshte individuale si per shkeljen e statutit, ashtu dhe per paracaktimin e ndarjes se buxhetit qe akoma nuk eshte alokuar nga ana e Bashkise Shkoder per sezonin e ri .
Se fundmi, pavaresisht vleresimit per punen tuaj te palodhur dhe bashkepunimit qe gjithmone kemi pasur, do ti sugjeroja nje pjese tuaj, pak me shume profesionalizem ne vertetesine e lajmeve qe shkruani.
Suksese te gjitha vajzave te ekipit me te cilat kaluam shume sfida dhe arritem jo pak. Pavaresisht rrethanave mbeshtetja ime nuk do i mungoje asnjehere !”
Dorjan Tafa, trajner volejbolli