Sunday, May 19, 2024

Historike/Boks-Kristian Jubani(Shqipëri)-Mykhailo Sydorenko(Ukraine), sot finalja e Europianit të Sllovenisë për peshën 40 kg

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë në boks për kategorinë e moshave është në prag të një suksesi historic. Dhe, këtë pritet ta arrijë përmes boksierit të talentuar Kristian Jubani, djaloshit me origjinë nga Shkodra por që jeton në Irlandë. Dëshira e tij dhe e babait të tij, Gjergjit, për të boksuar për Shqipërinë në këtë Europian, u prit me dashamirësi nga kombëtarja e Shqipërisë, e cila përmes trajnerit Renato Kurti, u përfaqësua në kampionatin Europian të Sllovenisë.

Forca dhe talenti e këtij djaloshi, në fakt u panë më së miri edhe në ato pak ditë stërvitore që zhvilloi në Shkodër me trajnerin e Vllaznisë Lazarin Vila, por shpërthimi i tij i vertete erdhi në ndeshjet zyrtare të Europianit, ku i udhëhequr nga trajneri Renato Kurti, Kristiani sfidoi me radhë tre boksier cilësorë.

5 me 0 fitoi ndeshjen e parë me kundërshtarin e peshës 40 kg, malazezin Nikola Rajçeviç. Në turin e dytë mund përsëri 5-0 kampionin e Sllovakisë, Marcus Martinik, ndërkohë që në duelin e tretë përballë kampionit të Gjermanisë Aron Rakk, fiton 4-1.

Në këtë mënyrë, pas tre fitoreve radhazi, njëra më e bukur se tjetra, Kristin Jubani mbërrin në finale e Kampionatit Europian, dhe sot do të ndeshet me kampionin e Ukrainës, Mykhailo Sydorenko. Një ndeshje kjo historike për boksin shqiptar, pasi për herë të parë kombëtarja kuqezi arrin të sigurojë medaljen e argjendtë.

Por, informacionet që vijnë nga Sllovenia bëjnë të ditur për Veriu Sport, se Kristiani është mjaft i motivuar për të bërë më të mirën, me objektiv fitimin e kësaj finaleje dhe shpalljen kampion Europe. Një optimizëm të tillë e shpreh edhe trajneri i kombëtares, Renato Kurti, i cili rikonfirmon se të dhënat e Kristianit janë tejet pozitive, ku me këto parametra, ai pritet të jetë ndër boksierët më të mirë të rangut europian dhe më gjërë në vazhdim të karrireses së tij sportive.

Me këtë rast, përmes Veriu Sport, trajneri Kurti, fton të gjithë shqiptarët kudo që janë ta ndjekin live këtë ndeshje finale të Kristian Jubanit, e cila pritet të fillojë sot në orën 17:30 dhe që transmetohet Live në kanalin zyrtar të Eubc në Yyoutube!

Forca Kristian! Urojmë fitore dhe medalje e Artë. Të gjithë shqiptarët janë me ty sot!

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img