Emri i Rocco Vates tashmë është bërë shumë i njohur, jo vetem për Sëlltikun, ku ai po luan me shumë sukses duke spikatur si autor golash, apo edhe për kombëtarn e Irlandes U-17, ku ai është titullar i padiskutueshëm, por vlerësimet për të kanë kaluar kufijtë britanikë.
Në anketën tradicionale që Portali “Football Talent Scout”, organizon çdo fundviti për futbollistët e moshave në shkallë ndërkombëtare, emri i Rocco Vates, figuron në listën e 40-të më të mirëve në botë. Një çmim ky jashtëzakonisht vlerësues që vjen për Roccon si dhuratë pikërisht në festën e fundvitit.
Tashmë, nuk ka asnjë dyshim, që për mesfushorin e qëndrës, Rocco Vata, rruga e bukur e sukseseve ka marrë drejtim të pandalshëmar. Të jesh mes 40 më të mirëve të ditëlindjes 2005 nuk është pak, dhe kjo do të thotë se djali i shkodranit Rudi Vata, ish kapiten i kombëtares kuqezi, ka marrë jo pak nga i ati, dhe madje me këtë ritëm, jo vetëm që e kalon atë, por gjasat janë janë që të kapë majat e futbollit botëror.
“Roko ka një sy për golin dhe ka tregar se ka finalizim të akullt në çdo pozicion në fushë. Ai ka një gjuajtje nga distanca të mirë në bagazhin e tij, siç e ka treguar në disa raste. Përveç kësaj, ai ruan qetësinë para portës pasi mund të finalizojë edhe në kënde të ngushta dhe nuk shqetësohet në situata një kundër një”, citohet në vlerësimet që shkojnë për Roccon nga ana e specialistëve të futbollit si dhe menaxherët e futbollit janë shprehur për të.
Veriu Sport përshëndet djaloshin e talentuar, Rocco Vata, i cili krahas kombëtares së Irlandes ku luan si irlandez falë pasaportës së disponon nga e ëma, po kërkojnë ta bindin edhe Skocia ku Rocco jeton me familjen tij, por edhe Shqipëria, e cila ka bërë gati dokumetacionin zyrtar ku e fton Roccon të vishet kuqezi.