Dinamo City zhvilloi ndeshjen e parë të play-off-it në UEFA Conference League ndaj Jagiellonia, duke u mundur me rezultatin 3-0 në stadiumin “Stadion Miejski ë Białymstoku”.
Trajneri Ilir Daja e nisi takimin me këtë formacion titullar: Teqja (GK), Loran, Aliji, Meksi, Tiago Nani; Karamba, Vila, Beqja, B. Berisha, Bregu, Berisha.
Skuadra polake kaloi në avantazh në minutën e 12-të me Jesus Imaz, ndërsa në minutën e 34-të Afimico Pululu shënoi golin e dytë. Në fillim të pjesës së dytë, Norbert Wojtuszek realizoi golin e tretë dhe vulosi fitoren 3-0 të Jagiellonia.
Ndeshja e kthimit mes Dinamo City dhe Jagiellonia do të luhet më 28 gusht, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.