Dinamo City luajti ndeshjen e parë të turit të tretë të Conference League kundër Hajdukut të Splitit. Në takimin e luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin ‘Poljud’ në Kroaci, dinamovitët u mposhtën 2-1. Golin e vetëm për skuadrën shqiptare e realizoi Dejvi Bregu.
Trajneri Ilir Daja hodhi në fushë këtë formacion: Teqja (GK), Lorran, Aliji, Dita (c), Meksi, Nani, Beqja, Zabergja, Bregu, Qefalija, Vila.
Dinamovitët kaluan të parët në avantazh me Dejvi Bregun, i cili shënoi një eurogol në minutën e 36-të. Pjesa e parë mbyllet në epërsinë 0-1 për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja.
Vendasit gjejnë golin e barazimit në fillimin e pjesës së dytë, me anë të 17-vjeçarit Durdov. Hajduk përmbysi rezultatin me Bambën në minutën e 64-t. Pavarësisht rasteve, rezultati nuk ndryshoi.
Ndeshja e kthimit mes Dinamo City-t dhe Hajduk Split do të luhet më 14 gusht në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë.