Dinamo City-Vllaznia, 0-0. Por me 3 kartona të kuq, një për Dinamon në pjesën e parë dhe dy për Vllazninë në pjesën e dytë

Dinamo-Vllaznia 0-0

Kartonë të verdhë:Karamba 21,23,Nani 88/Krymi 23,Stojanoviç 31,Gruda 43

Kartonë të kuq:Karamba 23/Barjami 48,Jago 58

Dinamo: Teqja,Meksi(Jonuzi 90),Hoxha,Aliji,Loran,Toli(Dita 85),Qefalija,Maliqi(Bregu 70),Karamba,Nani,Zabërgja Trajner: Ilir Daja

Vllaznia: Jukaj,Gurishta,Bajrami,Stojanoviç(Repaj 46),Jago,Sala,Krymi,Gruda(Pusi 62),Mala(Qato 75),Dodaj(Mensah 75),Balaj Trajner: Tomas Brdariç

Gjyqtarë: Kreshnik Barjamaj(Tiranë),Erind Burgu(Fushë-Krujë),Maringlen Llukmani(Vlorë),Eldorjan Hamiti(Lezhë) Var:Enea Jorgji(Elbasan) Avar:Emanuela Rusta(Elbasan) Delegat:Marjus Sulejmani(Tiranë) Vëzhgues: Ervis Peza(Tiranë)

Dinamo City dhe Vllaznia, pjesë e katërshës së parë të Abissnet Superiore e kanë mbyllur në barazim përballjen e tyre të vlefshme për javën e 25-të. Ndeshja e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Elbasan Arena” që prej orës 16:30, është shoqëruar me një luftë të fortë sportive, ku të dy ekipet, kishin objektiv fitoren.

Një ndeshje, e cila u shoqërua edhe me tre kartona të kuq, një në pjesën e parë në dëm të Dinamos dhe më pas, në të dytën, e kuqja doli dy herë nga xhepi i arbitrit Kreshnik Bajramaj.

Konkretisht, e kuqja e parë në dëm të Dinamos erdhi që në minutën e 23-të, ku Karamba, në harkun kohor të dy minutave, ndëshkohet dy herë me karton të verdhë duke lënë fushën e lojës.

Nuk përfiton Vllaznia, e cila për 25 minuta kishte një lojtar më shumë në fushën e lojës. Por, çuditërisht, atëherë kur Vllaznia mendohej që në 45 minutat e dyta do të krijonte epërsinë duke shkuar tek goli i fitores, situaat përmbyset në favorin e Dinamos, pasi shumë shpejt vijnë dy karton të kuq në dëm të Vllaznisë.

Referuar ecurisë së takimit, duhet thënë se ishte një pjesë e dytë e nisur më mirë nga Dinamo që fillimisht kërkon të vërë në vështirësi mbrojtjen e Vllaznisë dhe ja arrin qëllimit pasi një duel mes Bajramit dhe Zabërgjës,është mbrojtësi i  qendrës së Vllaznisë i cili pengon në hyrje të zonës sulmuesin e Dinamos dhe kryesori Bajramaj i drejton kartonin e kuq mbrojtësit të Vllaznisë,dhe njëkohësisht goditje dënimi për Dinamon.

Ekzekuton Qefalija i cili godet shtyllën pingule të Jukaj duke rrezikuar serjozisht portën e Vllaznisë. Disa minuta të qeta dhe është Vllaznia që hidhet në sulm me anë të mbrojtësit Jago i cili hedh një top në zonë por mbrojtja vendase largon gjithçka.

Gjyqtari Kreshnik Barjamaj bëhet protagonist me vendimet e tij. Ka fillimisht një faull të Jagos ndaj Maliqit dhe kryesori Barjamaj jep goditje dënimi. I thirrur nga sistemi Var për një karton të kuq ndaj mbrojtësit Jago,kryesori Barjamaj shkon të shikoj pamjet dhe i akordon karton të kuq mbrojtësit të krahut të Vllaznisë duke lënë me 9-të lojtarë skuadrën shkodrane.

Është Dinamo që për shkak të superioritetit numerik fiton terren,por mungon befasia në portën e Vllaznisë. Sërish Dinamo kërkon të gjej hapësira në zonën e Vllaznisë dhe është Meksi i cili tregon klas në marjen e topit por në fund është portieri Jukaj që kontrollon gjithçka.

Me dy lojtarë më pak në fushë Vllaznia kërkon të mbrohet për të mos pësuar gol, në krahun tjetër Dinamo sulmon zonën e Vllaznisë por pa gjetur kuadratin e portës. Pas shumë minutash të qeta Vllaznia shpërdoron një mundësi të artë me anë të Mensah që bën një sprint të gjatë por në fund portieri Teqja bën mrekullinë duke ndalur sulmuesin e Vllaznisë.

Minutat e mbetura të takimit bëhen mjaftë interesante ku në përfundim të kohës shtesë prej 5 minutave shtesë është Dinamo që pretendon për 11 metërsh për top të prekur me dorë por kryesori Barjamaj nuk është i këtij mendimi. Në “Elbasan Arena” mbyllet kryesfida e ndeshjes mes Dinamos dhe Vllaznisë me rrjeta të paprekura 0-0.

Fatos LAMAJ-Fatmir POPJA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu