Dinamo “mace e zezë” këtë sezon për Vllazninë. Përballje interesante, sot ora 15:30 në “Loro Boriçi”

Vllaznia do të luaj në shtëpi duelin e radhës në kampionat. Shkodranët do të presin Dinamon për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 34-të të kampionatit.

Duel ky që është parashikuar të luhet në orën 15:30. Një përballje pretendentësh,që premton të jetë spektakël në fushën e lojës.

Për kuqeblutë nuk do të jetë aspak e lehtë,pasi do të sfidojnë një nga ekipet që nuk kanë mndur ti mposhtin në këtë sezon. Në tre duelet e këtij sezoni të zhvilluara në kampionat,skuadra e Tomas Brdariç ka mar një barazim dhe dy humbje.

Ndërkohë ekipi i Ilir Dajës i ka mposhtur në dy sfida. Gjithashtu vlen të theksohet se në barazim 0-0 është mbyllur edhe gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Dinamos. Një 90-të minutësh shumë i luftuar pritet të jetë në “Loro Boriçi” ditën e sotme,takim i vlefshëm për javën e 34-të të kampionatit.

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu