Dinamo rikthehet te fitorja, zhyt Teutën në ‘krizë’

Lexo

- Reklamë -spot_img

TEUTA 1-2 DINAMO (Daci 35′ / L. Vila 13′, 43′)

Në “Niko Dovana” ka qenë një ndeshje emocionuese ku Dinamo mori një fitore shumë të rëndësishme, teksa mposhti me rezultatin 2-1 Teutën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Superiore.

Fillimisht ishte Dinamo i cili kaloi në avantazh me anë të Vilës, ndërsa më vonë ishte Daci i cili barazoi rezultatin për durrsakët në minutën e 35-të. Por ende pa përfunduar pjesa e parë, ishte Vila përsëri për Dinamon i cili kaloi kryeqytetasit në epërsi.

Pjesa e dytë ishte intensive dhe me raste të shumta, ku atëherë kur nuk pritej, Teuta shënon golin e barazimit, por VAR ndërhyri dhe anuloi gjithçka, duke i shuar kështu festën vendasve.

Me këtë fitore, Dinamo ngjitet në vendin e pestë me 22 pikë, ndërsa Teuta mban vendin e fundit me 16 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Shqipëria humbet edhe miqësoren e dytë brenda 3 ditëve në “Air Albania”. Pas Izraelit e mund edhe Luksemburgu 0-1

Shqipëri-Luksemburg  0-1(Shënues: Danel Sinani 8’) Kartonë të verdhë:Asllani 32',Laçi 36',Pajaziti 93'/Duarte 5',Korac 36',Bohnert 87' Shqipëria:Sherri,Hysaj,Pllana(Ajeti 46'),Gjimshiti,Mitaj,Ramadani(Shehu 46'),Asllani(Pajaziti 63'),Laçi(Shpendi 46'),Bajrami(Seferi 46'),Hoxha(Broja 63'),Uzuni(Daku...
- Advertisement -spot_img