Saturday, July 27, 2024

Vllaznia fiton në mënyrë shkatërruese, i shënon pesë gola Skënderbeut në ‘Loro Boriçi’

Lexo

VLLAZNIA 5-0 SKËNDERBEU (29′, 49′, 79′ Ildi Gruda, 75′ Balaj, 90’+2′ (ag) Frashëri)

Vllaznia triumfoi me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Superiore duke u konfirmuar tashmë si pretendente e rëndësishme për “Final 4”.

Pjesa e parë ishte e hapur dhe skuadrat nuk rrezikuan shumë portat kundërshtare. Por kuqebluve u mjaftoi në këtë fraksion loje goli i Grudës për të kaluar në avantazh dhe për të mbyllur pjesën e parë me shifrat 1-0.

Në fillim të pjesës së dytë, ishte përsëri Gruda i cili ndëshkoi korçarët. Pritej një reagim nga korçarët, por gabimet e mbrojtjes mike i shfrytëzuan në maksimum vendasit të cilët trefishojnë rezultatin me Bekim Balaj në minutën e 75-të. Pak minuta më vonë, Gruda shënon golin e tij të tretë personal në këtë sfidë dhe të katërtin për Vllazninë, duke vulosur kështu tre pikët. Por në fundin e lojës, Vllaznia shënon edhe golin e pestë duke turpëruar kështu Skënderbeun.

Me këtë fitore, Vllaznia i bën nje4 supermbyllje fazës të parë ku mban vendin e tretë me 26 pikë, ndërsa Skënderbeu zbret në vendin e gjashtë me 22 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img