Sunday, May 5, 2024

Dinamo siguron fitoren e parë. Mund Kukësin 2-1 me një gol të diskutueshëm në limitin e minutave shtesë

Lexo

Dinamo arrin të sigurojë fitoren e parë në tre javë kampionat. Blutë e drejtuar nga italiani Di Biaxho mundën Kukësi me rezultatin 2 me 1. Pas barazimit 1 me 1, ka vendosur një gol i diskutueshëm shënuar nga dinamovitët në limitet e kohës shtesë prej 11-të minutash.

Takimi i luajtur mbrëmjen e së mërkurës në “Elbasan Arena” për llogari të javës së 3-të të Abissnet Superiore, ka përballur dy skuadrat që mbyllnin fundin e renditjes.

Referuar ecurisë së takimit, përgjithësisht është parë një nën nivelin mesatar, me të dyja skuadrat që përpiqen pak, por jo mjaftueshëm për të gjetur golin. Për rrjedhojë, 45 mninutat e para mbyllen me rrjeta të paprekura.

Ato të dytat nisin më mirë për Dinamon dhe do të jetë Prodani që do të gjejë rrugën e rrjetës në të 52-tën, kur nuk e ka të vështirë të shënojë nga fare afër. Megjithatë, Kukësi ka reaguar dhe 15 minuta para fundit do të arrijë të barazojë shifrat me anë të Salamisë.

10-15 minutat e fundit e kohës së rregullt nuk do të sjellë gola të tjerë dhe, teksa janë dhënë 11 minuta shtesë, pikërisht në fundin e tyre, është sërish kapiteni Prodani ai që do të gjejë rrugën e rrjetës për Dinamon, duke i dhënë kështu trajnerit Luixhi Di Biaxho fitoren e parë në këto 3 javë të para, por duke e zhytur Kukësin edhe më në krizë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img