Saturday, July 27, 2024

Dinamo triumfon me përmbysje derbin ndaj Partizanit

Lexo

Dinamo City 2-1 Partizani (Kaçorri 56′, Vila 87′ / Mba 10′)

Dinamo City merr tre pikë të arta duke triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj Partizanit në derbi me përmbysje, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të “Abissnet Superiore”.

Goli i parë i sfidës erdhi nga Christian Mba, që në minutën e 10’-të të sfidës, pas një goditje potente me kokë dhe vetëm 10 minuta më vonë, Tedi Cara dërgoi sërish topi në rrjetë për demat, por u anulua pas rishikimit në VAR për faull.

Pjesa e dytë foli e gjitha për Dinamon të cilët u kundërpërgjigjen me anë të Kaçorrit duke barazuar shifrat në minutën e 56-të, ndërsa në minutën e 87-të, Lorenco Vila, shënoi edhe golin e përmbysjes për skuadrën e tij. Sulmuesi festoi duke hequr fanellën dhe u ndëshkua me kartonin  dytë të verdhë, duke lënë Dinamon më 10 lojtarë. Rezultati nuk ndryshoi dhe në fund festoi Dinamo.

Me këtë fitore, Dinamo ngjitet në kuotën e 31 pikëve dhe mban vendin e pestë, ndërsa Partizani renditet i dyti me 37 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img