Dinamo-Vllaznia, nis sfida në “Elbasan Arena”. Kupa e Shqipërisë, gjysmëfinalja e dytë

Ka nisur në stadiumin “Elbasan Arena” ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë, Dinamo-Vllaznia. Dueli i parë i zhvilluar në “Loro Boriçi” u mbyll në barazimin pa gola dhe kualifikimi vendoset sot.

Shkodranët vijnë nga një formë më e mirë se blutë, duke qenë se në përballjen e fundit në kampionat fituan 3-0 dhe duke i marrë vendin e dytë në tabelë.

Trajnerët Daja dhe Brdariç kanë aktivizuar këto futbollistë në formacionin e parë.

Formacionet zyrtare të skuadrave

DINAMO: Teqja, Rufati, Hoxha, Aliji, Meksi, Karamba, Qefalija, Tiago, Zabërgja, Loran, Itodo. Trajner: Ilir Daja

VLLAZNIA: Jukaj, Gurishta, Stojanoviç, Repaj, Jago, Krymi, Qato, Deliu, Mala, Dodaj, Balaj.
Trajner: Tomas Brdariç

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu