Humbja e ndeshjes së djeshme me Laçin i ka ndezur shumë gjakrat te klubi i Vllaznisë. Shkodranët u mundën me rezultatin 1-0 në takimin e vlefshëm për raundin e 19-të të Superligës, teksa pas kësaj sfide “kuqeblutë” renditen në vend të katër të tabelës së Abissnet Superiore me 30 pikë, plot 13 më pak se Tirana e vendit të parë.
Duke reaguar në lidhje me këtë ndeshje, Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi është shprehur i revoltuar arbitrit Hamiti, i cili sipas tij vendosi rezultatin e kësaj përballjeje.
“Sot një fitore e mohuar. Eldorian Hamiti turp! Djemtë luajtën me zemër, meritojmë mbështetje maksimale. Edhe 17 ndeshje nuk dorëzohemi.”, -shkruan në “Facebook” Xhaferi.