Tuesday, May 21, 2024

Kalçeto 5×5, luhen ndeshjet e Javës së parë të fazës së dytë. Kryeson “Air Albania” me 24 pikë

Lexo

Java e parë e fazës së dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit amator 5×5 për Rajonin Verior i organizuar nga Zyra Rajonale e Futbollit Shkodër ka rikonfirmuar formën e mirë sportive që po kalon ekipi “Air Albania”, i cili ishte edhe kampion i dimrit. Në start të fazës së dytë, Air Albania u ndesh me ekipin e Gurit të zi, ndeshje kjo që prodhoi 14 gola, dhe që në fund nxori fitues Air Albania 9-5.

Në përballjet e tjera, Panters fitoi thellësisht 10-5 ndaj Shqiponjës, ndërkohë që  Manchester mundi Vllaznimin  6-2 dhe Dom Bosko fitoi ndaj Olimpik 3-2.

Pas javës së parë të fazës së dytë, Kampionatin Kombëtar të Futbollit amator 5×5 për Rajonin Verior e kryeson Air Albania me 24 pikë e ndjekur nga Panters me 16 pikë, Manchester, Dom Bosko dhe Shqiponja me nga 12 pikë, Vllaznimi 9 pikë, Guri i Zi 7 dhe Olimpik 3 pikë.

Rrezulatet e Javës së 1, Faza e 2-të

Vllaznimi – Manchester   (2-6)

Olimpik –  Don Bosko       (2-3)

Air Albania – Gur i Zi         (9-5)

Panters – Shqiponja         (10-5)

Renditja

1.Air Albania      24 pike

  1. Panters          16
  2. Manchester   12
  3. Don Bosko     12
  4. Shqiponja      12
  5. Vllaznimi         9
  6. Gur i Zi             7
  7. Olimpik            3

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img