Thursday, December 26, 2024

Disiplina e Botërorit- FIFA, gjobë 10.000 franga zviceriane për Gjermaninë, hetim për Kroacinë

Lexo

Komiteti Disiplinor i Kupës së Botës i mbledhur të martën, bëri që  FIFA të vendosi një gjobë prej 10,000 frangash zvicerane (10,500 dollarë) ndaj federatës gjermane të futbollit për dështimin për të sjellë lojtarët në konferencën e detyrueshme për shtyp një ditë para ndeshjes. Trajneri Hansi Flick u shfaq i vetëm të shtunën, duke shkelur rregullat e turneut, për t’u takuar me mediat ndërkombëtare në Doha përpara ndeshjes kundër Spanjës.

Ndërkohë, FIFA ka hapur procedime disiplinore kundër Kroacisë për sjelljen e tifozëve të saj ndaj portierit kanadez, Milan Borjan, i cili ka lidhje familjare serbe. FIFA tha se akuza kundër federatës kroate të futbollit ishte “për shkak të sjelljes së tifozëve të saj” dhe përmendi rregullat në lidhje me diskriminimin dhe sigurinë gjatë ndeshjeve.

Borjan ka lindur në një rajon etnik serb të Kroacisë që ishte pjesë e konfliktit që ndau ish-Jugosllavinë në vitet 1990. Familja u largua nga vendlindja e tyre në 1995 kur u pushtua nga forcat kroate. Gjatë humbjes 4-1 të së dielës ndaj Kanadasë, një baner i shfaqur nga tifozët e Kroacisë përdori një flamur të prodhuesit të traktorëve John Deere dhe ndryshoi sloganin për të “sulmuar” Borjan.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img