Wednesday, October 30, 2024

Disiplina ndëshkon Vllazninë e femrave, ja shuma që duhet t’i paguajë Apolonisë

Lexo

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet rreth incidenteve të krijuara në ndeshjen mes KF Apolonia Femra kundër KF Vllaznia Femra, në datën 13 maj të 2023.

Klubi shkodran duhet t’i paguajë 150 mijë lek klubit fierak për dëmet e krijuara në stadiumin “Loni Papuçiu” brenda 30 ditëve.

VENDIMET:

  • KF Vllaznia Femra urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në ambientet e brendshme të stadiumit “Loni Papuçiu” në masën 150.000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lek.
  • Shuma e mësipërme, në bazë të nenit 62/1/a, duhet të paguhet në llogarinë e Futboll Klub Apolonia Femra brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e njoftimit të të dhënave bankare nga Futboll Klub Apolonia Femra.
  • Në rast dështimi në përmbushjen e detyrimeve të mësipërme në afatin e caktuar, në bazë të nenit 10/1/L, kjo shumë do të mbahet nga të ardhurat e aktiviteteve të FSHF në favor të FK Apolonia Femra.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img