Sunday, April 28, 2024

(Video) Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli, optimist për eleminimin e Linfield i Irlandës së Veriut. Turi i parë Conference League

Lexo

Për trajnerin e Vllaznisë, Migen Memelli, kundërshtari i turit të parë të Uefa Conference League, Linfield i Irlandës së Veriut është një skuadër e fortë, sidomos në aspektin fizik, e cila ka një përvojë të gjatë në pjesëmarrjen e Kupave të Europës.

Njëshi i pankinës kuqeblu ka folur menjëherë pas hedhjes së shortit, duke u shprehur optimist për kalimin e turit.

“Po tashmë e dimë emrin e kundërshtarit, është Linfield i Irlandës së Veriut, një kundërshtar që ne e vlerësojmë shumë. Po mundohemi të marrim tashmë informacione rreth tij dhe pjesa tjetër pastaj është plotësimi i grupit tonë me lojtarët e duhur. Futbolli po tregon që nuk ka skuadra të mëdha dhe të vogla. Ne e vlerësojme kundërshtarin dhe do të kërkojmë të jemi sa më serioze dhe sa më kompetitivë në këtë kompeticion. Nuk është se ndryshon sot shumë futbolli i ndeshjeve në transfertë me atë në shtëpi. E rëndësishme është që të bëjmë mirë në të dyja ndeshjet. Kundërshtari është shumë mirë fizikisht dhe objektivi jonë për momentin është të forcojmë skuadrën, të shohim se çfarë do të marrim nga tre miqësoret, konsolidimin e skuadrës dhe pastaj të bëhemi gati për ndeshjen e parë në Irlandën e Veriut”.”, është shprehur tekniku Migen Memelli.

Shorti ka vendosur gjithashtu që kuqebluve u duhet të udhëtojnë në për të luajtur Ndeshja parë e çiftit Linfield FC-Vllaznia do të luhet me datë 13 korrik, në Irlandën e Veriut, ndërsa ndeshja e kthimit, pas dyjavësh në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

 (Video) Prononcimi i trajnerit të Vllaznisë, Migen Memelli për shortin e turit të parë, Uefa Conferencë League, Linfield i Irlandës së Veriut-Vllaznia e Shkodrës.)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img