Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, Armand Duka urim të veçantë: Gëzuar, 1 qershori këtë vit është edhe më i veçantë!

Sot është 1 qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Në Shqipëri dhe në mbarë botën, kjo ditë u kushtohet fëmijëve. E sotmja është një ditë e mbushur me plot aktivitete, ku fëmijët janë epiqendra e çdo gjëje.

Në këtë ditë të veçantë, nuk mungojnë urimet nga familjarët dhe të arfërt. Mes tyre edhe Armando Duka ka bërë një urim të veçantë për të gjithë fëmijët, ku kreu i FSHF-së thekson se “Arena Kombëtare” do të presë sonte finalen Francë-Portugali.

Urimi:

1 qershori këtë vit eshtë edhe më i veçantë!

Dita e Femijeve permbyllet me finalen e Europianit te parë që zhvillohet ne Shqiperi!

“Arena Kombëtare” do të presë sonte finalen Francë-Portugali dhe nuk promovon vetëm futbollin, por frymëzon edhe fëmijët të ndjekin endrrën e tyre per t’u berë një ditë yje futbolli.

Sot eshté dita e tyre, ndaj prinder, merrini ata dhe shijoni së bashku finalen e UEFA Under-17 Championship Albania 2025.

Gezuar 1 gershorin, Ditën e Femijëve, ditën që do të mbahet mend edhe për finalen e parë të një Europiani në Shqipëri!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu