Sfida e javës së nëntë të kategorisë Superiore, Laçi-Vllaznia që luhet nesër në stadiumin e Laçit duke filluar nga ora 13.45 ka përballje ishësh nga të dy kampet respektive. Nëse më herët komentuam rastin Jonuzi që do të luajë përballë skuadrës me të cilën bashkëjetoi rreth tre sezone, tashmë Veriu Sport ndalet tek një ish tjetër, por këtë radhë në radhët e Laçit, portjerin Alen Sherri që do të luajë përballë ish skuadrës së tij kuqeblu. Madje, për rastin e Sherrit situatat janë disi më të komplikuara dhe më më shumë histori se sa ato të Jonuzit. Kjo, për faktin, se të gjithë e dinë që Alen Sherri është një prodhim puro i Vllaznisë dhe ndër të rinjtë e pakët të talentuar, të cilit trajnerët i kanë besuar portën që 16 vjeç. Karrierë e cila, duke pasur në krah specialiëtë të portës shkodrane si Paulin Ndoja dhe më pas edhe Ideal Lekiqi, vijoi me shumë sukses për disa vite me radhë, qoftë tek Vllaznia dhe në ekipet kombëtare. Por, vjen një moment që për ndonjë luhatje spontane që në futboll sipas specialistëve edhe pranohen, drejtuesit kuqeblu e thyejnë moralisht deri në atë masë sa e detyrojnë të largohet jashtë dëshirës së tij nga Shkodra për të gjetur strehë në Laç. Aty, ku nesër, jashtë imagjinatës së tij se mund të ndodhte ndonjëherë, do të jetë përballë ish skuadrës së tij, Vllaznisë ku u lind dhe u rritë si portjer. Ditë e vështirë për të, por që profesionalizmi e fton të jetë në duel.
“Ju e dini mjaft mirë se sa të vështirë e kam pasur të marr vendimin e largimit nga Vllaznia, por për rrethanat që u krijuan dhe mosbesimi që drejtuesit shfaqën ndaj meje, sidomos atë të ndeshjes finale të mbijeteses me Beslidhjen, ishte e qartë se për mua nuk kishte më vend aty”, thotë Sherri, ku duket qartë se një gjë të tillë e ka përjetuar emocialisht jashtë mase keq. Por tashmë nuk ka kohë fare për të menduar, sepse nesër në orën 13.45 do të jetë mes shtyllave të portës laçjave për të bërë detyrën e tij.
“Nuk jam i pari dhe as i fundit që më takon të luaj ndaj skuadrës time të zemrës, por profesionalizmi kështu e ka, ndaj edhe do të përpiqem të shmang sa më shumë emocionet dhe të bëj më të mirën për skuadrën që më paguan financiarisht dhe që më ka besuar formacionin.”, thotë Sherri duke uruar që të jetë një ndeshje sa më e bukur, por që në fund fitues të dalë Laçi.
Duke folur për të ardhmen, Sherri thotë se beson shumë që Laçi do të arrijë të rikuperojnë pikët e humbura gjatë javëve të mëparshme për t’u ngjitur në tabelë, aty ku edhe i ka objektivat për trofe dhe kupat e Europës.
Të njëjtën gjë mendon edhe Vllaznisë, ku pasi e vlerëson për rezultatet pozitive të pjesës së parë të sezonit, uron që të arrijë të gëzojë tifozërinë shkodrane me të tjera rezultate pozitive gjatë ecurisë së sezonit futbollistik.