Monday, February 9, 2026

Ditëlindja e 41-të e Cristiano Ronaldos. Bilanc tejet pozitiv për purtugezin: 1308 ndeshje të luajtura, 961 gola zyrtarë, 5 “Topa të Artë”, 4 “Këpucë të Arta”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Cristiano Ronaldo feston sot 41-vjetorin e lindjes dhe e ka ndërprerë grevën te Al Nassr. Portugezi ka publikuar një foto në rrjetet sociale nga stërvitja me shokët e ekipit. Pak ditë më parë ai braktisi ndeshjet dhe stërvitjen pas polemikave me fondin PIF, që sipas tij, privilegjon Al Hilal. Të gjithë presin që Ronaldo të jetë në fushë për ndeshjen e radhës kundër Al Ittihad.

Numrat e CR7 janë të pabesueshëm, me 1308 ndeshje të luajtura dhe 961 gola zyrtarë. Ai është mes shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave. Palmaresi i tij numëron 5 “Topa të Artë” dhe 4 “Këpucë të Arta”. Portugezi ka aftësinë të rishkruajë historinë e statistikave në çdo kompeticion, duke u bërë unik.

Lidhja mes Ronaldo-s dhe Champions League është perfekte. Ai  mban rekordin për numrin më të lartë të ndeshjeve, golave dhe asistove në historinë e kompeticionit. Është i pari që kaloi murin e 100 golave, duke dominuar çdo fazë, nga grupet te finalja, duke kaluar nëpër një seri të pambarimtë tripletash dhe golash radhazi.

Edhe me fanellën e Portugalisë, impakti i tij ka qenë shumë i madh. Shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e kombëtareve, rekord golash dhe asistesh në historinë e Europianëve, rekord në kualifikueset europiane dhe në fazën finale.

Përveç rekordeve me Real Madrid (shënuesi më i mirë në histori), Ronaldo ka qenë lojtari i parë në gjendje të shpallet golashënuesi më i mirë në 4 kampionate të ndryshme dhe të shënojë mbi 50 gola në secilin prej tyre. Nga Premier League (Manchester United) te La Liga (Real Madrid), nga Serie A (Juventus) e Saudi Pro League (Al Nassr), marka e CR7 nuk ka njohur kufij. Ai është konfirmuar si shënuesi më prolifik i historisë së futbollit botëror.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img