“16 Shkurt 2023, një datë e veçantë, festojm 104 vjet histori t’Klubit t’Futbollit Vllaznia❤💙 Një maratonë e nisur pa mbarim🏃🏃♀️ që ndër vite përfshiu në vrapimin e saj, sportistë të panumërt të cilët me djersë, sakrificë, karakter shkruan historinë kuqeblu që sot na ban mu ndi shumë krenar dhe mirnjohës🙏
Duke u ndalë në këtë stacion të 104-t, reflektojm mbi t’shkuaren, festojm për arritjet, nderojm ata që kontribuan dhe motivohemi ma tepër për t’ngrit sa ma nelt emrin e VLLAZNISË në vrapimin e saj brez pas brezi, të maratonës pa mbarim🤝 Gëzuar VLLAZNI❤”, shkruan sekretari i përgjithshëm i KF Vllaznia, Blendi Dibra në profilin e tij të rrjetit social FB.