Friday, April 26, 2024

Superliga U21-Vllaznia mund Dinamon 4-3 dhe mban vendin e dytë me 5 pikë më pak se Bylis kryesues

Lexo

Vllaznia U21-Dinamo U21  4-3

(Shënues: Armir Osmani 2’, Antonio Delaj 31’, Rigers Musaraj 45’, Flori Spahija 58’/Karamba 54’, Thanasi 75’, Kasmollari 90’

E mërkurë, 15 shkurt 2023, ora 13:00, Stadiumi “Reshit Rusi”-Shkodër

Vllaznia: Shkoza, Pusi, Delaj, Dulaj, Osmani, Bizi, Pjeshka, Peku, Spahija, Musaraj, Bushaj(U aktivizuan:Moleci, Troshani, Maliqi, Çoku). Trajner: Elvis Plori

Dinamo:Hasa, Kasmollari, Alushi, Karamba, Perndreca, Ajazi, Jushi, Marku, Hysenbelliu, Ndreu(U aktivizuan:Thanasi, Kendezi)

Gjyqtarë: X. Bacaj, K. Zefej, S. Dhima. I katërt: K. Bardhoku. VëzhguesëL S. Abdyli

Vllaznia dhe Dinamo, janë përballur në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës në kuadrin e javës së 15-të të Kampionatit Kombëtar të kategorisë së Superligës për 21 vjeçarët. Një ndeshje rivalësh kur përpara kësaj sfide, kueblutë mbanin vendin e dytë me 28 pikë dhe Dinamo, me vetëm një pikë më pak në vendin e tretë.

Ishte kjo arsyeja, që dueli në fjalë ishte shumë i dyluftuar, ku vendasit kuqeblu kërkonin patjetër fitoren për të vijuar presionin ndaj Bylisit kryesues, ndërkohë që për blutë dinamovitë, fitorja do të thoshte të këmbenin vendin me kuqeblutë.

Dhe, ndeshja nis në mënyrën më të mirë kur është Armir Osmani, i cili që në minutën e dytë kalon në avantazh Vllazninë. Presioni mni Dinamon vazhdon edhe në minutat në vazhdim dhe në të 30’ vjen goli i dytë me autor Antonio Delajn duke e thelluar avantazhin në 2-0.

Përpara se skuadrat të shkojnë në dhomat e zhveshjes, është Rigers Musaraj që në minutën e 45-të shënon golin e tretë për Vllazninë.

Edhe pse në avantazh të pastër 3-0, pjesa e dytë paraqet seërishmi një Vllazni me lojë sulmuese. Megjithatë, janë miqtë që befasojnë kur në të 54’ minutë shënojnë golin e parë me anë të Karambës, ndërkohë që pas katër minutash është Flori Spahija, i cili duke mbështetur sulmin kuqeblu shënon në minutën e 58-të golin golin e katërt për Vllazninë. 4 me 1 për Vllazninë dhe duket se është mbyllur gjithçka në favor të kuqeblu.

Por, dinamovitët shfaqen përsëri kërcënues kur në minutën e 75-të shënojnë me anë të Thanasit, ndërkohë që Kasmollari në të 90-tën vjen edhe goli i tretë për miqtë.

Në këtë mënyrë, minutat e shtesë të takimit bëhen shumë interesnte, pasi miqtë kërkojnë të përfitojnë për të gjetur një gol të katërt në mënyrë që të mos ikin pa pikë nga Shkodra. Por, këtë mundësi nuk ia lejon Vllaznia e cila nën drejtimin e trajnerit Elvis Plori, e administron këtë fundndeshje duke dalë fituese me rezultatin 4-3.

Pas javës së 15-të, tabelën e klasifikimit të Superligës U-21, vazhdon ta kryesojë skuadra ballshiote, Bylis me 36 pikë, e cila në këtë javë fitoi 2-1 me Korabin e Peshkopisë. Në vend të dytë, me 31 pikë, është Vllaznia duke iu shkëputur Dinamos së vendit të tretë që tani ka pesë pikë më pak sesa Vllaznia.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img