Monday, December 22, 2025

Ditmar Bicaj e mbyll me Lushnjën. Humbja me Kastriotin dhe problematikat që ka klubi myzeqar, duket se kanë çuar në ndarjen mes palëve

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ka përfunduar aventura e Ditmar Bicajt në krye të skuadrës së Lushnjës. Rezultatet e dobëta të javëve të fundit në Kategorinë e Parë, por edhe problematikat që ka klubi myzeqar, duket se kanë çuar në ndarjen mes palëve.

Pas humbjes përballë Kastriotit në fundjavë, tekniku që zuri vendin e Erion Xhafës kur kishte nisur kampionati, ka patur një takim me kryetaren e Bashkisë, gjithashtu presidente e klubit, Eriselda Sefa. Palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e problemeve dhe kanë vendosur që të mbyllin bashkëpunimin.

Në 17 ndeshje të luajtura në Kategorinë e Parë, Lushnja ka grumbulluar 16 pikë dhe qëndron në vendin e 10 në renditje, shumë larg pretendimeve të klubit. Ende nuk është bërë e ditur se kush do të marrë drejtimin e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img