Pas presidentit Alban Xhaferi dhe zv.trajnerit Elvis Plori, që ditë më parë bënë të ditur se me kontigjentin cilësor që kanë në dispozicion e quajnë të mbyllur merkaton e Vllaznisë, të njëjtën gjë ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i kuqeblu, Matko Djarmati.
Gjatë një proncimi të dhënë për median, Djarmati shprehet i kënaqur me skuadrën aktuale. Sipas tij, futbollistët të m të cilët luajti Vllaznia në pjesën e parë të sezonit janë në gjendje të bëjnë shumë mirë edhe për gjysmën tjetër. Ndër të tjera, Matko, thotë se kanë mësuar shumë nga përcoja e janarit të kaluar kur për hirë të merkatos, Vllaznia mori 4 lojtarë dhe asnjë prej tyre nuk e kapi formacionin.
“Këtë vit ishim shumë, shumë të kujdesshëm, kemi bërë punë shumë të mirë në verë dhe tani nuk kemi nevojë për të marrë lojtarë vetëm se është merkato.”, thotë Djarmati duke argumentuar se në këtë merkato janari lojtarët e lirë nuk janë në cilësinë e duhur. Por, ndërkohë që edhe ato mund të jenë në formën e dhur vonojnë shumë për tu ambientuar me skuadrën. “Një i huaj do një apo dy muaj të përshtatet dhe të shohë ku ka ardhur, të njohë shokët, trajnerët, stilin e trajnerit, si funksionon klubi. Nuk është e lehtë në një kohë kaq të shkurtër. Ne jemi përqendruar për momentin nëse realizojmë një shitje, se interes ka. Pastaj do të veprojmë. Besoj se kemi 24 lojtarë, me çdo pozicion të dubluar dhe çdokush që vjen nga stoli ka shumë mundësi të luajë në kampionat. Do veprojmë vetëm nëse shesim një lojtar apo nëse largohet”, u shpreh Djarmati.
I pyetur për ndeshjen e fundjavës, Tirana-Vllaznia, e vlefshme për javën e 16-të të Superiores, Djarmati thotë: “Jemi shumë të barabartë me Tiranën. Luajmë në “Air Albania”, patjetër është pak më shumë në avantazh ekipi i Tiranës se e ka përdorur atë stadium javë për javë. Por edhe ne do të përdorim stadiumin më të bukur në Ballkan dhe lojtarët tanë do të kenë një motiv më shumë të tregojnë para shqiptarëve një lojë të bukur dhe do të jem shumë i lumtur nëse dalim me një rezultat pozitiv.”
Në mbyllje, Djarmati flat edhe për objektivat e Vllaznisë në vazhdim të kampionatit. “Objektivi minimal është prania në Europë, maksimal është kampionati. Si ta përmend, është edhe shkalla e objektivave.”, përfundon drejtori i kuqebluve duke pasur besim të plotë në realizimin e objektivave të marrë.