Tuesday, April 23, 2024

Startojnë Eleminatoret e Europianit në volejboll femra U-17. Shqipëria humbet me Turqinë 3-0

Lexo

Turqi U-17-Shqipëri U-17 3:0

Formacioni i Shqipërisë U17: Emanuela Ramo, Alice Gjergji, Sofia Llapa, Flavia Memolla, Adma Mikopula, Paola Gjyshja, Adora Kika, Emi Bregu, Megi Shabanaj, Gentjana Kodra, Petrikela Nako. Trajner: Amarilda Sijoni

Turqi-Shqipëri, ka qënë ndeshja hapëse e Eleminatoreve të Kampionatit Europian në volejboll femra U-17. Në sfidën e parë, kombëtarja e Shqipërisë nuk e ka filluar mirë. Vetë rezultati 3 me 0 në favor të kombëtares turke dhe me diferencë të theksuar në pikëzim e tregon një gjë të tillë.

Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në Stamboll, trajnerja e Shqipërisë, Amarilda Prenga-Sijoni që kishte në staf Ass/trainer Gentiana Nicaj, statistician, Ass/trainer Gracian Shehu dhe terapist Endi Llaperi, u paraqit me këto volejbolliste në fushën e lojës: Adora Kika, Petrikela Nako, Paola Gjyshja, Gentjana Kodra, Adma Mikopula, Valeria Maraj, Megi Shabanaj, Emi Bregu, Alice Gjergji, Emanuela Ramo, Flavia Memolla, Sofia Llapa.

Referuar ecurisë së takimit, seti i parë, i cili zgjati 33 minuta mbyllet me rezultatin 25-6 në favor të kombëtares turke. Me të njëjtin rezultat 25-6 po në favor të kombëtares turke mbyllet edhe seti i dytë, por me ndryshim se kohëzgjatja ishte më e shkurtër, vetëm 15-të minuta, sa gjysma e setit të parë. Me një kohëzgjatje të shkurtër, vetëm 16-të minuta, ishte edhe seti i tretë, i cili përfundoi me shifrat 25 me 9 në favor të kombëtares turke, e cila e fitoi të gjithë ndeshjen me rezultatin e pastër 3-0.

Eleminatoret e Europianit në volejboll për femra për Shqipërinë e kategorisë së 17 vjeçarëve vijojnë të enjten me ballafaqimin e dytë duke u përballur me kombëtaren e Serbisë, ndërsa në tre ditët e ardhshme kalendari e vë përballë kombëtareve të Rumanisë, Greqisë, dhe Bullgarisë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img