Wednesday, December 11, 2024

Dobi jep dorëheqjen pas humbjes me Teutën, Kukësi prezanton trajnerin e ri

Lexo

Kukësi vijon periudhën e errët edhe që shkon në kuotën e pesë ndeshjeve pa fitore, nga të cilat koleksionon plot katër humbje. Enkeleid Dobi është shfaqur shumë i mërzitur pas kësaj disfate, ndërsa për “Oversport” ka deklaruar se tashmë nuk do të jetë më në krye të verilindorëve.

“Rezultatet janë ato që nuk shkuan. Edukata dhe kultura nuk ma lejojnë diçka të tillë të vazhdoj, I uroj Kukësit sukesese dhe falenderoj të gjithë për mundësinë e dhënë. Jam dorëheqjen për të mirën e klubit, diçka të tillë ia komunikova dhe cunave.

Keni komunikuar me Gjicin? Është e vendosur nuk ka kthim pas. Për hir të klubit është momenti për të ndryshuar, duhet të marrin sinjale të reja. Duhet të mendosh gjithmonë për të mirën e klubit, është një qytet. S’kam çfarë të diskutojmë. Marr përgjegjësitë e mia, kemi 5 javë që nuk kemi rezultatet. Koha do tregoj nëse kam bërë gjënë e duhru. Është vendimi i duhur për të mirën e skuadrës”, ka përfunduar Dobi.

Deklarata e FK Kukësi:

“NJOFTIM I KLUBIT!

FK Kukësi njofton se Enkeleid Dobi nuk është më trajner i ekipit tonë. Dobi ka paraqitur dorëheqjen pas humbjes ndaj Teutës, duke e mbyllur bashkëpunimin me ekipin tonë.
Trajneri i Kukësit për ndeshjet në vijim do të jetë Rraman Hallaçi. Klubi i Kukësit falënderon Dobin për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij.”
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img