Sunday, November 24, 2024

Doli pozitive në doping, Federata Shqiptare e Peshëngritjes përjashton përkohësisht, peshëngritësen, Evangjeli Veli

Lexo

Momente të vështira për peshëngritësen shqiptare, Evangjeli Veli. Nga  Kampione Europe tre muaj më parë, ajo rrezikon të marrë një dënim drastic, pasi në analizat e bëra pasi pak ditë ka marrë rezultatin e analizave të dopingut duke dalë pozitiv. Sipas Qendrës Ndërkombëtare të Testimeve elementët e gjetur gjatë testit janë konsideruar doping, Stanazololi, një ndër elementët më të fuqishëm të dopingut, që stimulojnë forcën e sportistit. Për këtë arsye, strukturat përkatëse kanë marrë masa pezullimi të përkohshme ndërkombëtare. Ndërkohë, një gjë e tillë është marrë edhe nga Federata Shqiptare e Peshngritjes, deri në pritje të Testit B që tashmë është kryer nga sportistja. Lidhur me këtë ngjarje, president ii FSHP, Elez Gjoza ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj trajnerit grek Idise Dhima, vëllai i Piro Dhimës. Për këtë, Gjoza është shprehur: “Veli ka përdorur një medikament ose ampul në momentet gjatë zhvillimit të europianit dhe mund t’ju them dhe e kam të vërtetuar që një trajner grek, Odise Dhima, ka qenë prezent në shoqërinë, në hotelin ku ka qenë të grumbulluar Evangjeli Veli, trajneri i saj dhe një sportist tjetër që kapëm pozitiv”, tha ai. “Kjo sportiste ka bërë stërvitje dhe ka qenë në kontakt me trajnerë dhe presidentin e Federatës së Peshëngritjes së Greqisë. Është fenomeni i dytë që na ndodh, është hera e dytë që na ndodh, edhe në Kazakistan, edhe tashmë në Tiranë, që sportistët që stërviten në Greqi, na vijnë dhe kapen me doping. Në rast se përgjigja e mostrës B do të jetë e njëjtë me përgjigjen e mostrës A, atëherë Evangjeli Veli do të përjashtohet përgjithmonë nga sporti. Ky është një vendim drastik mbi Federatën Botërore dhe ne jemi tashmë kategorik. Unë jam presidenti i dy aktiviteteve ku janë kapur pozitiv tre sportistë në Kazakistan dhe tani Evangjeli Veli. Evangjeli Veli ka bërë 9 deri në 11 kontrolle nga VADA në mënyrë të pavarur për vitin 2022 dhe testi i fundit ka qenë gjashtë ditë para europianit. Pra, sportistja Veli ka përdorur një medikament ose ampul në momentet gjatë zhvillimit të europianit dhe mund t’ju them dhe e kam të vërtetuar që një trajner grek, Odise Dhima, ka qenë prezent në shoqërinë, në hotelin ku ka qenë të grumbulluar Evangjeli Veli, trajneri i saj dhe një sportist tjetër që kapëm pozitiv po ne, Federata Shqiptare e Peshëngritjes“.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img