Wednesday, November 27, 2024

Akuzat e ish administratorit Naku, reagon sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi

Lexo

Mbrëmjen e së shtunës, menjëherë pas ndeshjes Vllaznia-Tirana, ku kuqeblutë fituan me rezultatin 3-2, administratori i KF Vllaznia, Benjamin Naku bëri publik dorëheqjen e tij nga detyra si zyrtar i Vllaznisë. Mes të tjerave, në tekstin e deklaratës së tij për shtyp, në pikën 3 Naku ndalej duke komentuar kontributet financiare të sponsorit…

…”Dua të sqaroj opinionin shkodran se në projekt-buxhetin e vitit 2021 për KF “Vllaznia” sh.a., Bashkia planifikon një mbështetje prej 60 milion lekësh, ndërsa Sponsori 20 milion lekë. Ndërsa gjatë vitit 2020, deri në momentin e këtij njoftimi, Bashkia Shkodër e ka mbështetur KF “Vllaznia” me një buxhet prej 44 milion lekësh, ndërsa Sponsori ka dhënë 3 milion lekë. Ndërkohë, Sponsori ka vendosur emrin e vet ne kostumet sportive të ekipit të parë dhe të Akademise, si dhe ka marrë në përdorim gjithë hapësirat e reklamës në stadium, që vlejnë shumë më tepër se sa kontributi i tij financiar.”, …citon ndër të tjera Naku.

Deklarata e ish administratorit Benjamin Naku duket se nuk është pritur mirë nga sponsori Alban  Xhaferi, i cili nuk ka vonuar të sqarojë opinionin publik rreth kësaj çështje duke pretenduar se gjërat janë ndryshe.

“Dua të sqaroj se totali i deklaruar deri tani është 5,880,873.8 lekë deri më datë 17 tetor. Këto bonuset për fitore dhe për gola, vlera totale e kontributit deri tani i kalon 8 milionë lekë (të rinj). Kjo tregon se administratori Naku nuk ka qenë në punë. Dua të sqaroj se marrëveshja ka filluar që nga 10 gushti dhe ai nuk mund të bëjë krahasimet me çfarë ka dhënë bashkia që në fillim të vitit. Nga ana tjetër, asistenca jonë ka të bëjë me anën teknike, financiare dhe juridike për të ndihmuar klubin dhe marrëveshja është partneriteti dhe bashkëpunimi, jo vetëm sponsorizimi. Normalisht që kemi asistuar në ndërtimin e ekipit, përzgjedhjen e trajnerëve, përzgjedhjen e lojtarëve me objektivin e ri. Gjithashtu, grupi partner është pjesë esenciale e kontratave me lojtarë bashkë me KF Vllazninë, ku janë të përcaktuara qartë detyrimet e gjithsecilës palë. Dua të theksoj edhe faktin se administratori nuk ka lidhje me procesin e privatizimit, pasi shikova që ka folur edhe për këtë proces. Realisht nuk e kuptoj prononcimin e tij për këtë proces. Privatizimi është e drejte e aksionerëve (e bashkisë dhe Këshillit Bashkiak). Kjo e përforcon edhe më tepër faktin se qëllimet e tij në klub si administrator te KF Vllaznia janë të dyshimta. Në fund zotit Naku i uroj suksese në karrierën pedagogjike”, shprehet sponsori Xhaferi në prononcimin rreth kësaj çështje.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img