Friday, October 11, 2024

Situata në KF Vllaznia, këshilltari bashkiak Oltion Luli në Konferencë për shtyp

Lexo

Vllaznia vazhdon të prodhojë lajm, jo vetem në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Ndërkohë që ditët e fundit u fol shumë për konfliktin mes sponsorit Alban Xhaferi dhe administratorit Benjamin Naku, ditën e sotme në skenë ka dalë në skenë një tjetër, ai në mes Këshillit Bashkiak dhe Bashkisë Shkodër. Realisht, problematika mes këtyre dy institucioneve të rëndësishme të qeverisjes vendore është shfaqur edhe më herët, madje për disa pretendime parregullsie të shfaqura nga këshilltarët, që njëherazi përfaqësojnë Asamblenë e KF Vllaznia, nga ana e tyre është bërë një padi në Gjykatën Administrative. Në këto kushte, deklarata e dhënë mesditën e së hënës nga këshilltari bashkiak, Oltion Luli, risjellë në vemendje edhe një herë hendekun që ekziston mes këtyre dy institucioneve vendore.

Deklarata e këshilltarit Oltion Luli

“Këshilli Bashkiak uron K.F Vllaznia për fitoren në klasiken e Superligës. Të gjithë si sportdashës jemi entuziast për këtë fillim të mbarë të sezonit. Këshilli Bashkiak njëkohësisht shpreh keqardhje për situatën e krijuar në administrimin e brendshëm të Klubit të Futbollit Vllaznia. Z. Naku, administratori i shoqërisë ka dhënë doreheqje të parevokueshme duke krijuar sërish një vakum lidershipi dhe probleme organizative. Ky administrator si dhe administratori mëparshëm,Z.Lici nuk u paraqiten në dëgjese thirur nga Këshilli Bashkiak në mbledhjen e tetorit 2020 duke cënuar në këtë mënyrë një organ ligjvënës të pushtetit lokal. Një organ i cili jo më larg se pesë muaj më parë zbardhi strategjinë e privatizimit të shëndetshëm të Klubit të Futbollit Vllaznia. Ashtu sic e kemi thënë edhe herë të tjera problemi i kësaj shoqërie është organi ekzekutiv i Bashkisë i cili për një dekadë e ka keqpërdorur për motive elektorale apo për qoka strukturat e kësaj shoqërie tregtare, dhe duke lënë në rënie të lirë informimin ndaj publikut i cili me të drejtë prêt që në krye të jetë një president që Vllazninë ta kthejë të fitimi i trofeve aq shumë të munguara. Përsa i perket situates organizative dhe tagrave të sponsorit, cdo gjë është parashikuar në ligj dhe në statut.Këshilli Bashkiak është pronari i vetëm i Klubit të Futbollit Vllaznia dhe përfaqesuesi i autorizuar nga Këshilli Bashkiak është Kryetari i Bashkisë. Kështu që të gjitha përgjegjësitë e drejtimit deri sa të zbardhet vendimi i Gjykates Administrative për tagrat e Asamblesë së Përgjithshme duhet të mbesin aty.  Kjo nuk është hera e parë që krijohen situata të tilla penalizuese për mirëqënien e klubit por urojmë të jetë hera e fundit që biznese ,akademikë apo ish sportistë të nderuar të qytetit të gjenden para absurditeve proceduriale shkak i vendimmarrjes së keqe dhe kontratave jo korrekte. Këshilli Bashkiak angazhohet të sigurojë që Klubi i Futbollit Vllaznia do të ketë një privatizim të shëndetshëm ose në kundërt një administrim serioz sa të jetë në pronësi të publikut.”.

Deklarata në fjalë e dhënë gjatë konferences për shtyp nga antari i Komisionit të Sportit në Këshillin Bashkiak Shkodër, Oltion Luli, njëherazi edhe një figurë shumë e njohur sportive, ish kampion dhe rekordmen kombëtar në sportin e atletikës, pritet të pasohet me të tjera zhvillime rreth kësaj çështje në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak Shkodër.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img