Monday, September 16, 2024

“Dorëzohet” Kukësi, e mund Egnatia në shtëpi 0-4. Humbja e dytëv radhazi në kampionat

Lexo

Kukesi-Egnatia 0-4(Shënues: Paulauskas 18’, Duamena  29’, 51’, Isgandarli 58’)

Kukesi:Brozi,Fejzaj(Duka 46),Zhongo,Lamçe,Murati(Sahitaj 51),Momoh(Basha 62),Abdu,Veriu(Mota 51),Hasaj,Salami(Smajli 62),Latorre Trajner:Julian Brahja

Egnatia:Sherri,Fangaj(Lila 74),Xhemajli,Malota(Janku 65),Ndreca,Zejnullai(Lemine 79),Aleksi,Fernando(Ahmetaj 74),Duamena,Paulauskas(Spahiu 74),Isgandarli Trajner:Edlir Tetova

Arbitra:Laver Alla,Marjus Qose(Lushnje),Erind Burgu(Fushe-Kruje),Ditmir Grimci(Shkoder) Var:Indrit Myrtja(Shkoder) Avar:Orgest Grabova(Fier) Delegat:Besnik Çela(Tirane) Vezhgues:Ilirjan Kristo(Tirane)

Egnatia mori fitoren e pare ne kete sezon,pasi mundi 0-4 Kukesin ne tranferte,ne nje ndeshje ku rrogozhinasit ishin dominues absolute. Kukesi peson humbjen e dyte ne po kaq ndeshje dhe mbetet ne vendin e fundit,duke deshmuar dhe nje here se do te jete nje edicion i veshtire,teksa edhe ne shtepi nuk arriti dot te reagonte.

Egnatia ishte kerkuese qe ne filim te sfides dhe vetem pas 11 minutash arriti qe te kalonte ne avantazh. Pas ekzekutimit te nje goditje nga kendi,Paulauskas shtyu drejt rrjetes nje top qe nuk u largua nga mbrojtja kuksiane. Rrogozhinasit nuk e ulen ritmin dhe paten disa mundesi per te shenuar por vetem ne te 28-en realizuan serish. Ndreca harkoi sakte nga e majta dhe gjeti brenda zones Duamena,i cili me koke mposhti perseri Brozin.

Ne fillimin e pjeses se dyte, serish kapiteni Duamena arriti qe te shënonte,teksa kete here depertoi nga e djathta dhe me nje goditje te bukur dergoi shifrat ne 0-3. Pak momente me vone Latorre shenoi per Kukesin,por goli ishte i pavlefshem pasi ne nisjen e aksionit peruani ishte me i avancuar se linja e mbrojtjes.

Ne te 57-en Isgandarli arriti qe te realizonte dhe golin e katert,kete here i sherbyer nga Malota,me porten e boshatisur,azeri nuk e pati te veshtire te kater-fishonte rezultatin.

Kukesi beri shume pak ne kete ndeshje dhe ne 2 jave ka pesuar 7 gola,nje sinjal se ka shume pune per te bere,nderkohe qe Egnatia kthehet ne rrugen e duhur drejt objektivit te saj.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img