Saturday, November 23, 2024

Drejtoresha e Tiranës, Deborah Keçi, reagon për gjestin ndaj arbitrit në ndeshjen e basketbollit të Tiranës kundër Besëlidhjes

Lexo

“Besëlidhja” e Lezhës në basketboll, ekipi i meshkujve, ka fituar sfidën e dytë ndaj Tiranës në ndeshjen e dytë të serisë së finale. Rezultati 80-73 ndaj bardhebluve i ka bërë lezhjanët që të jenë një hap larg të shpallurit kampionë. Por tensionet nuk kanë munguar në “Feti Borova”. Deborah Keçi, drejtoresha e përgjithshme e klubit sportiv Tirana, në përfundim të ndeshjes ka bërë një gjest të shëmtuar ndaj arbitrit, edhe për shkak se duket se nuk i ka mbajtur dot nervat.

Në minutat e fundit të ndeshjes, një nga lojtarët e stolit të Tiranës ka hedhur në fushë një bluzë. Arbitri e ka marrë bluzën dhe e ka kthyer tek stoli, por drejtoresha e ka marrë sërish fanellën dhe ia ka hedhur në kokë arbitrit. Edhe trajneri i Tiranës e ka ndjekur drejtoreshën në gjestin e shëmtuar. Pa mbylljes së ndeshjes pati reagime edhe nga tifozët e Tiranës, të cilët reaguan gjithashtu duke hedhur shishe në fushë në shenjë proteste për gjyqtarin e ndeshjes.

Deborah Keçi ka reaguar sot për gjestin e turpshëm të bërë në ndeshjen e basketbollit të Tiranës kundër Besëlidhjes.

Përmes një postimi, kërkon ndjesë dhe tregon atë që ndodhi në mbrëmjen e së shtunës. Në disa rreshta në Instagramin e vet, Keçi shkruante:

Në sport, emocionet luajnë një rol shumë të rëndësishëm, jo vetëm për sportistin, por edhe për të gjithë ata që janë të përfshirë. Emocionet gjenerohen nga aktiviteti sportiv dhe nga ana tjetër mund të ndikojnë si tek sportistet, trajneret dhe drejtuesit e ekipeve.

Si ish sportiste qe vazhdoj akoma te ushtroj aktivitet sportiv dhe te ndjej akoma emocione dhe kenaqesi nga sporti, si drejtuese e nje ekipi me emer në historinë e sportit shqiptar, është shumë e veshtirë të pranosh në heshtje dhe me kenaqesi nje padrejtesi qe i behet mundit dhe djerses se sportisteve dhe pasionit te tyre.

Kush ka qene sportist kupton dhe ndjesine nga padrejtesia, kush vazhdon ndjek sportin nëpër botë, shikon dhe reagimet e sportisteve, trajnereve dhe drejtoreve ekzekutiv. Por, në cilësinë e Drejtoreshës Ekzekutive, ju kërkoj ndjesë sportdashësve të pranishëm dhe shikuesve”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img