Thursday, May 9, 2024

(Video) Mbyllet Kampionati Kombëtar i Ping Pongut për moshat U13 dhe U19. Spikasin ekipet e Tiranës, Teutës, Tomorrit dhe Elbasanit

Lexo

(Video) Mbyllet Kampionati Kombëtar i Ping Pongut për moshat U13 dhe U19. Spikasin ekipet e Tiranës, Teutës, Tomorrit dhe Elbasanit     

Ka përfunduar me sukses Kampionati Kombëtar Ekipor dhe Individual për moshat U-13 dhe U-19, aktivitet ky i organizuar nga Federata Shqiptare e Ping Pongut në Tavolinë, në kuadër të Ditës Botërore të Pingpongut. Në qytetin e Shkodrës.

Në ndeshjet e zhvilluara për dy ditë me radhë, 22 dhe 23 Prill, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, publiku shkodranë pati rastin të shijojë nga afër ndeshje shumë të bukura, plot rivalet dhe të fortë sportive për fitimin e trofeve individual dhe ekipor.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Ping Pongut, Tonin Binoshi, por edhe  specistëve të këtij sporti, këto gara sollën një nivel të lartë sportiv, nga ku do të përzgjidhen sportistët të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë, në Kampionatin Ballkanik për të rinj, i cili do të zhvillohet në Orestida, Greqi, nga data 28 Qershor deri më 2 Korrik.

Aktivitetin e ndoqi nga afër edhe Nëndrejtori i Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, Pjerin Bushati, i cili nuk nguroi të vlerësojë organizimin model të bërë nga Federata si dhe Shoqata e Ping Pongut Vllaznia, si dhe në të njëjtën kohë edhe nivelin cilësor që përcollen pjesëmarrësit.

Në ceremoninë e mbylljes së aktivitetit, ka qënë drejtori i sporteve në Bashkinë Shkodër, Alban Neziri dhe Sekretari i Federatës Shqiptare të Pingpongut, Tonin Binoshi, që kanë dorëzuar trofetë për ekipet dhe individët më të mirë.

Në këtë kampionat u vërejt një dominim apsolut i ekipit të Tiranës, në kategorinë e djemve drejtuar nga Mjeshtri i Madh i Sportit z. Jonuz Tufa dhe Trainieres Hatie Tufa, ku morën të gjithë kupat e mundshme në kategorinë e djemve, si dhe u shpallën si ekipi kampion ekipor U-13.

Tirana u shpall Ekipi Kampion Kombëtar Ekipor U-13 dhe U-19. Sportisti i Tiranës Etien Qoshja u shpall Kampion Kombëtar Individual U-13, ndërsa sportisti i Tiranës Kejdi Kalaja mbrojti titullin Kampion Kombëtar Individual U-19.

Gjithashtu në kategorinë e femrave kemi dominimin apsolut të ekipit të Teutës, drejtuar nga Mjeshtri i Madh i sportit z. Musa Tërniqi. Teuta u shpall për trë 11 herë resht Kampion

Kombëtar Ekipor U-19. Sportistja Durrsake Samanda Agolli u shpall për të 3-ën herë rresht Kampione Kombëtare për të Reja, U-19.

Në kategorinë individuale të vajzave U-13, u shpall kampione sportistja e ekipit të Tomorrit, Era Radëshi, e cila drejtohet nga trainerët Xhorxhi Skufi dhe Ilir Shabani.

Fituesit e kampionatit ekipor dhe individual të Ping Pongut për moshat U13 dhe U19

Per U13 Ekipore

Femra

  1. Tirana
  2. Përmeti
  3. Tomori

Meshkuj

  1. Tirana
  2. Gjikondi
  3. Elbasani

 

Individuale

  1. Era Radeshi
  2. Ana Kokoneshi
  3. Uina Sauku

 

1.Etjen Qoshja

2.Marvi Gjata

3.Danjel Shullani

Për U19 ekipore:

1.Sk.Tirana

2.Gjikondi

3.Elbasani

Femra

1.Teuta

2.Tomori

3.Elbasani

Individuale U19

1.Kejdi kalaja

2.Aron Koni

3.Redjon Hajdinaj

Femra

1.Samanda Agolli

2.Natalia Mamurani

3.Elionela Hasani

(Video) Pamje nga ndeshjet e Kampionatit Kombëtar të Ping Pongut për moshat, zhvilluar në Shkodër, 22-23 prill 2023.

Pamje nga ceremonia e mbylljes së aktivitetit, dorëzimi i trofeve për ekipet dhe individët më të mirë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img