Një duel i fortë, ka qënë ai i përballjes së pasdites së sotme në sfidën, Skënderbeu-Partizani, takim ky i luajtur në stadiumin “Skënderbeu i vlefshëm për javën e 20-të të Kategorisë Superiore.
Ndonëse vendasit kanë arritur të kalojnë të parët në avantazh me anë të Mensah, i cili shënon në minutën e 20-të, rezultat që mbylli pjesën e parë 1-0 në favor të vendasve, Partizani ka arritur të përmbysë rezultatin në pjesën e dytë.
Ka qënë i njëjti futbollist, Skuka, që me dopietën e tij, përkatësisht në minutën e 76-të dhe të 89-tën, barazon dhe më pas kalon në avantazh Partizanin duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me rezultatin 1-2 në favor të të kuqve.
Një sfidë kjo u shoqërua me problem kur kemi parasysh incidentin e tifozërisë korçare duke goditur dhe gjakosur gjyqtarin anësor duke bërë që ndeshje të ndalej për disa minuta për t’i ardhur në ndihmë arbitrit anësor.
Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti shprehet i kënaqur me lojës e skuadrës së tij, dhe sidomos Skukës që luajti i dëmtuar në fushë. “Dua të falënderoj të gjithë futbollistët për personalitetin dhe forcën e karakterit po ashtu dhe tifozerinë. Normalisht skuadra në pjesën e parë duhet të ishte më në ekuilibër. I dha mundësinë kundërshtarit të në vinte në vështirë. Morëm një gol që nuk duhet ta merrnim. Arritëm të kthenim rezultatin, kjo është e rëndësishme. Dominuam edhe në lojë. E kam thënë dhe më përpara, duke pasur parasysh cilësitë e tij, menduam ta sakrifikonim sot, kishte goditje në kavilje, na i shpërbleu të gjithëve, duhet të rrije më këmbë në tokë, ka shumë punë për të bërë.”, tha ndër të tjera Mehmeti.
Ndërkohë, tekniku i korçarëve, krahas zhgënjimit për humbjen e pësuar, ka ankesa për arbitrimin e ksaj ndeshjeje. “Ishim përgatitur mirë për këtë ndeshje. Ishte një sfidë episodesh, përballë shumë forcave në sulm të Partizanit nuk arritëm ta mbyllnim këtë ndeshje me sukses. Ka disa momente që duhet të tregohemi të kujdesshëm. Momenti i eksperiencës që duhej larguar topi nga 16. Duhet që në futboll të jesh zemërgjërë. Berisha duhet të tregohej zemërgjera. Këto kusur i merr trajneri, lojtarët dalin të larë, trajneri është ai që e ha. Kjo nuk ka nevojë për taktikë, por mendje të kthjellët dhe zemër të madhe. Nuk ndodhi që Berisha ti pasonte Mensah. U krijua ai episodi te goli që mund ta kishim evituar, fundi ishte i hidhur. Unë kam një gjë, si munden arbitra me eksperiencë, mos japin faulla të tillë, gjithsesi, komplimente Partizanit, ishte me 14 forca në fushë, ne me 11-të. Unë shikoj faktet, gjithsesi mbusheni karikatorin mirë dhe qëlloni. Nuk kërkojmë favore. Janë gjëra të dukshme në futboll, pse duhet të ankohem unë javë për javë, se bëhem palaço, kërkojmë që gjyqtari dhe VAR-i të shikojnë. Këto janë raste të pastërta. Në qoftë se do të jepej faull, nuk do ta kishim pësuar atë gol.”, u shpreh tekniku i korçarëve, Migen Memëlli.