VLLAZNIA-PARTIZANI 1-1 (8′ (p) Balaj / 3′ Da Silva)
Vllaznia dhe Partizani janë ndalur në barazimin 1-1 pas një dueli shumë të luftuar mes dy skuadrave rivale për titullin në “Loro Boriçi”.
Një ndeshje e ndezur që ka pasur gola që në minutat e para, pasi Da Silva shënoi pa u mbushur 3 minuta lojë. Ndërkohë barazimi i Vllaznisë erdhi shumë shpejt, në minutën e r-të, me Balajn i cili transformoi me saktësi një penallti. Hadroj do të shënonte golin e 2-të në minutën 33′, por do të anulohej gjithçka pasi kishte pozicion jashtë loje në nisje të aksionit.
Sfida vazhdoi pa gola të tjerë deri në fund, duke u mbyllur me një barazim 1-1 që në fakt i jep frymëmarrje Tiranës që të shkëputet në kryesim.