Sunday, September 8, 2024

Dy ekipe të Akademisë Futbollit Vllaznia, në Turneun “Tornei Giovanili Sicilia” të Italisë

Lexo

Dy ekipet e futbollit të moshave të Akademisë Vllaznia, për kategorinë U-15 dhe U-17, do të jenë pjesë e një turneu shumë të rëndësishëm që organizohet në Itali. Në pritje të këtij turneu i emërtuar “Tornei Giovanili Sicilia”, një delegacion prej 44 vetësh i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshim i KF Vllaznia, Blendi Dibra, është nisur drejt Italisë me synimin për një përfaqësim sa më dinjitoz.

Nga sa bëhet e ditur, aktiviteti në fjalë është një prej turneve futbollistike evropiane më të mëdhenjë ku marrin pjesë 167 skuadra, 76 klube, 3100 sportistë, duke luajtur gjithsej 474 ndeshje.

Për ekipet U15 dhe U17 të Akademisë Vllaznia, por edhe për klubin e futbollit Vllaznia në përgjithësi, ky aktitet pritet t’i shërbejë jashtë mase ekspozimit të futbollistëve shkodranë që janë pjesë e këtyre dy ekipeve që konsiderohen si brezi i artë i perspektives, ndaj të cilëve kanë shfaqur interes menaxherë të shumtë europianë, të cilët kanë konfirmuar praninë e tyre në ndjekjen e këtij turneu.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img