Wednesday, November 19, 2025

Dy gëzime në një ditë për Pep Guardiolen. City mposht Liverpoolin 3-0 dhe tekniku feston ndeshjen e tij të 1000-të

Lexo

- Reklamë -spot_img

Për Pep Guardiolen, sot ka pasur festë të dyfishtë. Manchester City feston në ndeshjen e madhe të javës së 11-të të Premier League. Skuadra e Guardiolës mposhti Liverpoolin me rezultatin 3-0 në Etihad, me Pep që festoi pankinën e tij të 1000-të në drejtim në mënyrën më të mirë të mundshme.

Haaland humbi një penallti në minutën e 13-të, por më pas e kompensoi atë në minutën e 29-të duke zhbllokuar sfidën. Ndërkohë, Nico Gonzalez dyfishoi në minutën e 45-të dhe Doku në minutën e 64-të mbylli të gjitha llogaritë.

Kështu, City ngjitet në kuotën e 22 pikëve, duke u rikthyer në vetëm katër pikë larg liderëve të ligës, Arsenalit, një dhuratë e bukur për Guardiolën. Nga ana tjetër, Liverpool vazhdon rënien në Premier League: pesë humbje në gjashtë ndeshjet e fundit të ligës dhe vetëm 18 pikë në renditje.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img