Monday, November 25, 2024

Dy ndeshje skualifikim dhe 20 mijë euro gjobë për Morinjon. Dënohen edhe trajneri i portjerëve Nuno Santos dhe Drejtori Pinto

Lexo

Reagimet ndaj vendimeve të arbitrit kanë ndëshkuar rëndë trajnerin Jose Mourinho, si dhe trajneri e portierëve Nuno Santos së bashku me drejtorin e përgjithshëm Pinto.

José Mourinhon, i përjashtuar në ndeshjen kundër Veronës do të vuajë dy javë pezullim si dhe një gjobë prej 20 mijë eurosh për “gjestin e telefonit” dhe frazat drejtuar arbitrit Pairetto në fund të ndeshjes në Olimpico.

Po kështu, trajneri i portierëve Nuno Santos dhe drejtori i përgjithshëm Pinto janë skualifikuar gjithashtu për dy javë. Roma do të presë dokumentacionin dhe më pas do të studiojë mundësinë e apelimit.

Gjithashtu, janë dhjetë lojtarë të skualifikuar për një javë nga gjyqtaria sportive në Serinë A. Bëhet fjalë për Bennacer (Milan), Bereszynsk dhe Candreva (Sampdoria), Casale dhe Gunter (Hellas Verona), Demiral dhe Djimsiti (Atalanta), Manaj (Spezia), Mandragora (Torino) dhe Milenkovic (Fiorentina).

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img