Sunday, January 18, 2026

Dy penallti të akorduara me VAR, shpëtojnë Egnatian nga humbja në shtëpi

Lexo

- Reklamë -spot_img

Egnatia-Elbasani  2-2(Shënues: Fernando 63’(p), 76’/Loukili 35’, Lajthia 50’)

Supersfida e mbrëmjes së sotme në mes Egnatias kryesuese dhe Elbasanit të vendit të dytë, ishte padyshim një nga ndeshje më të spikatura të këtij sezon i për Superioren.

Kampionët në fuqi dominuan në lojë, duke krijuar rastet më të pastra, por ishin miqtë nga Elbasani ata të cilët shënuan me gjuajtjen e parë në portë, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh. E njëjta tablo u përsërit në të dytën, kur Elbasanit me një kundërzbritje të shpejtë dyfishoi shifrat e la të mendohej se mund të siguronte fitoren.

Por Egnatia nuk ndali sulmet dhe falë ndihmës së VAR-it, ia doli të siguronte penallti për prekje të dukshme topi me dorë, pasi fillimisht gjyqtari nuk i kishte akorduar të tilla, por duke ndryshuar mendje shpejt pasi shihte për pak sekonda pamjet në ekran.

Egnatia tentoi edhe të gjente golin e përmbysjes, duke shpërdoruar mundësi të mira për të shënuar në fund të ndeshjes dhe u desh të kënaqej me një pikë përballë rivalëve direkt.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img