Portieri i Egnatias dhe i Kombëtares, Alen Sherri duket se do vijojë karrierën me Cagliarin në Serie A.
Portieri i Egnatias dhe i Kombëtares, Alen Sherri (26 vjeç) duket se do vijojë karrierën me Cagliarin në Serie A. Gianluca Dia Marzio bën me dije se sardët kanë paguar afërsisht 500 mijë euro te kampionët e Shqipërisë dhe kanë blerë kartonin e shtatëlartit shkodran.
“Sherri mbërrin me një përvojë të mirë në Itali, të fituar në vendlindje me fanellat e Vllaznisë, Lacit dhe Egnatias, duke grumbulluar mbi 200 paraqitje. Në sezonin aktual, ai ka luajtur tashmë dy ndeshje paraprake në kualifikueset e Champions League, duke treguar vlerën e tij në nivel ndërkombëtar.
Portieri debutoi me kombëtaren shqiptare në nëntor 2022 dhe synon të rifitojë fanellën e përzgjedhjes falë paraqitjeve me Cagliarin. Përfshirja e Sherit në listën e portierëve kuqeblu përfaqëson një lëvizje strategjike për klubin, i cili do ta shohë blerjen e re si portierin e dytë pas Scuffet.
Lista e portierëve të Cagliarit mund të pësojë ndryshime të mëtejshme në këtë afat kalimtar. Ndër largimet e mundshme është edhe ajo e Boris Radunoviçit, drejt një huazimi te Bari apo Pisa”, thuhet në lajmin e gazetarit të Sky Sport Italia.