Thursday, November 21, 2024

E respektojmë si kryesuese por ne luajmë për fitore ndaj Besës… – Flet trajneri matjan Ditmar Bicaj –

Lexo

Përballja Besa-Burreli që do të luhet në Burrel këtë fundjavë, pritet të jetë një sfidë mes tyre, që

do të jetë edhe përballje tranigu, midis vrullit debutues e të sukseshëm të Bicajt dhe eksperiencës

së Josës, që pritet të ketë edhe surpriza. Pasi Besa kryesuese mund të pësojë humbjen e parë,

përballë matjanëve, që ndryshe nga edicionet e tjera, sivjet kanë dëshmuar se janë një barrikadë

e vështirë për tu kaluar brenda dhe jashtë fushës së tyre. Siç dhe Besa mund të fitojë falë

kualiteteve që ka në përbërje. Por trajneri Bicaj teksa vlerëson kryesuesit, grupin e lojtarëve dhe

teknikun Josa, beson fort tek skuadra e tij, se do të marrë maksimalen nga kjo ndeshje, që do të

luhet në Burrel, pas ndryshimit të dakordësuar midis palëve dhe miratimit të FSHF

I N T E R V I S T A

 Me Lushnjën morët tre pikë të vlefshme. Si e vlerësoni performancën e ekipit?

Vërtetë janë pikë të vlefshme. Jam i kënaqur me performancën e ekipit por mund të bënim

më mirë në metrat e fundit, sepse kemi shpërdoruar shumë raste. Më pëlqeu shpirti i garës, u

futëm për ta fituar ndeshjen dhe e fituam. E kërkuan që nga minuta e parë fitoren dhe krijuam

shumë raste. Finalizimi çaloi deri-diku, por e përgjithshmja është pozitive, dhe ne duhet të

vazhdojmë të përmirësohemi çdo ditë e më shumë.

Vazhdoni të vuani mos shfrytëzimin e rasteve të krijuara, arsyeja sipas jush?

Nuk mendoj se vazhdojmë të vuajmë, pasi të gjitha ekipet shqiptare të superligës dhe

kategorisë së parë, po vuajnë në metrat e fundit. Kjo ka të bëjë me kualitetin e lojtarëve, që duhet

pranuar se nuk janë të shumtë. Por ne dita-ditës po punojmë, djemt po stërviten për të qenë sa më

të lirshëm, në fazën finalizuese.

Ndryshimi i lojtarëve, si është pritur dhe sa ka ndikuar tek ekipi?

Të gjithë futbollistët unë i kam njësoj. I kemi zgjedhur bashkë me stafin tim, që të jenë

pjesë e Burrelit këtë sezon. Ata janë të gjithë të rëndësishëm. Kush ka formën më të mirë, do të

luajë dhe kush nuk paraqitet ashtu siç duhet, do të jetë në stol por mund të përfundojë edhe në

tribunë. Kjo është një “luftë”, ku çdo ditë dhe javë je në test. Futbollistët duhet të tregojnë çdo

javë, që meritojnë ta veshin fanelën e Burrelit.

Pas dënimit rikthehet Dedgjonaj. Sa ka ndikuar mungesa dhe çfarë prisni prej tij?

E mirëpresim rikthimin e tij. Është një lojtar që ka kontribuar për ekipin e Burrelit dhe tani

i duhet të tregojë sesa vlen, sepse mungesa e gjatë ka bërë që të mos jetë në formën e tij më të

mirë. Kështu që duhet të shtrohet, të punojë e të rrisë përgatitjen fizike. Ndihma dhe kontributi i

tij, do të na shërbejë në ndeshjet në vazhdim.

Përballeni me Besën që udhëheq kampionatin pa humbje. Si e parashikoni këtë ndeshje?

Vërtet Besa nuk ka humbur por kjo s’do të thotë që ne të mos kemi pretendimet tona, duke

synuar fitoren. Pavarësisht ku zhvillohet ndeshja dhe cili ekip është, ne hyjmë në fushë për ta

fituar atë. Besën e respektoj si kryesuese të kampionatit, ka një grup lojtarësh jashtëzakonisht të

mirë dhe një trajner me shumë eksperiencë. Po e përgatisim ndeshjen me kujdes e në mënyrën e

duhur, që të dalim me pikët e plota nga kjo përballje, që e parashikoj të fortë dhe shumë të luftuar. Por meqenëse luhet në Burrel, ne do të kemi një suport më shumë; Tifozërinë e zjarrtë, që nuk na ka munguar asnjëherë.

Martin DEDAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img