E veçantë, Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, merr mesazhin surprizë nga një tifoz i Elbasanit

Mesazhi sot nga tifozeria e Elbasanit&. Urojmë t’ju shohim shpejt në superiore

I dashur Alban !

Uroj të jeni mirë familjarisht.

Po ashtu mbarë të kenë ecur punët.

Shumë urime për performancën në rritje të Vllaznisë.

Ka ardhur koha t’a kthesh në podiumin e historisë.

Si elbasanlli, nuk e harroj madhështinë e ndeshjeve midis ekipeve tona. Ishin manifestim futbolli, korrektese e duartokritjesh për njeri-tjetrin. Ndryshe nga takimet me të tjerët.

Doja të sugjeroja që në fazën e finaleve, të shohësh mundësinë që “Tigrat verdh e blu”, të ishin me ju, pranë tifozëve shkodranë, pranë djemve.

Dy tifozeri për një qëllim.

Vllaznia kampione.

Ju uroj Suksese.

Përqafime, Turi.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu