Sunday, May 19, 2024

Kategoria e Parë-Luhen dy ndeshjet e fundit tw javws 21-të. Lushnja mund Vorën 2-1, Flamurtari mund Korabin 2-0, arrin vendin e 3-të

Lexo

Me dy sfidat e luajtura të dielën është mbyllur java e 21-të e Kategorisë së Parë dhe Lushnja ka arritur një fitore të madhe përballë Vorës në “Roza Haxhiu” me rezultatin 2-1, në një takim që spektakli u dhurua vetëm në pjesën e parë. Në minutën e 19-të, portieri i miqve, Ruçi, u ndëshkua me karton të kuq për një prekje të topit me dorë jashtë zonës dhe kjo gjë bëri që vendasit të kishin më shumë hapësira, duke gjetur dy herë rrjetën me Cankën në minutat 23 dhe 28.

Por në minutën e 32-të, ishte Prengaj ai që rihapi takimin, duke u dhënë shpresë miqve, të cilët luftuan deri në fund. Në minutën e 85-të, kapiteni Tabaku u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke i lënë miqtë me 9 lojtarë dhe duke ja bërë gjërat më të vështira, me skuadrën vendase të trajnerit Gugash Magani që arriti ta menaxhonte lojën deri në fund.

Kështu Lushnja shkon në kuotën e 26 pikëve në vendin e 7-të, po aq sa dhe Korabi që ndodhet në zonën e “play off”-t, ndërsa Vora mbetet në vendin e tretë me 39 pikë, po aq sa Flamurtari i vendit të 4-t, që ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme në Vlorë, kësaj radhe përballë Korabit, me rezultatin 2-0.

Sfida nisi me raste nga të dyja skuadrat, por golat erdhën vetëm në pjesën e dytë me De Oliveirën, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 58-të dhe dyfishoi shifrat falë një gabimi në mbrojtje në minutën e 64-t.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img