Kan mbetur edhe dy javë nga mbyllja e sezonit të rregullt në elitën e futbollit shjqiptar,më pas katër ekipet e para do të luftojnë për trofeun. Interesante në këto javë të fundit do të jenë përplasjet decizive mes klubeve,aty ku do vulosen fatet e sezonit.
Egnatia si lideri e përkohshme dhe ekipi që së bashku me Vllazninë e Dinamon e kanë siguruar “Final-Four”,në këto dy javë do të pres Skënderbeun dhe më pas udhëton në Durrës për të matur muskujt me Teutën.
Vllaznia,në pozitën e nënkampionit aktual do të ketë dy teste delikate,karshi Elbasanit dhe Laçit. Dinamo është një tjetër skuadër e kulifikuar,teksa përplaset me Laçin dhe Tiranën.
Në radhët e Partizanit situata nuk është aq e qetë sa tre ekipet pararendëse. Ata ende nuk jan kualifikuar zyrtarisht në “Final-Four”. Misioni për titullin kalon përmes Bylisit dhe Elbasanit,me këta të fundit do të jetë një finale.
Elbasani në ndjekje të Partizanit,gjen përballë Vllazninë dhe Partizanin. Tetuta luan gjithçka kundër Tiranës,ku në rast të një fitoreje do hipotekonte mbijetesën.
Skënderbeu,kundër Egnatias dhe e mbyll karshi Bylisit,aty ku do vendoset edhe verdikti mbijetesë. Tirana është një tjetër ekip me peshë në futbollin shqiptar,ku qëndrimi i tyre do të varet në duelet me Teutën dhe Dinamon,një kalendar jo shumë i vështirë në letër.
Kalendari i dy javëve të mbetura tw Abissnet Superiore
Java e 35 19.04.2025
Bylis-Partizani(15:30)
Egnatia-Skënderbeu(15:30)
Teuta-Tirana(15:30)
Laçi-Dinamo(15:30)
Elbasani-Vllaznia(15:30)
Java e 36 27.04.2025
Vllaznia-Laçi(15:30)
Dinamo-Tirana(15:30)
Teuta-Egnatia(15:30)
Skënderbeu-Bylis(15:30)
Partizani-Elbasani(15:30)
Fatos LAMAJ