Thursday, December 26, 2024

Edhe pse humbi me boshnjakët, Shehi është i kënaqur nga loja e skuadrës së tij, madje beson në kualifikimin

Lexo

Ndonëse në përfundim të ndeshjes, rezultati ishte 0-1 në favor të skuadrës boshnjake, trajneri i Tiranës mendon se skuadra e tij bëri mirë në këtë ndeshje. Madje, me forcat që ka në dispozicion, beson se atë që bëri Zrinjskit në Tiranë, mund ta bëjë fare mirë skuadra e tij në Mostar.

“Kemi bërë një ndeshje të mirë dhe ndoshta meritonim më shumë. Kur e nis lojën me gol bëhet e vështirë dhe të vjen keq që marrim gol shumë të evitueshëm. E dinim që kundërshtari rivënien e ka të gjatë, ndaj ndryshuam qendërmbrojtësin, gabuam, pësuam dhe skuadra pastaj reagoi. Ishim gjithmonë në kontroll e disa situata mund t’i kishim zgjidhur më mirë, sidomos luajtjen e topit nga poshtë.

Sigurisht që na mungon pak organizimi nga poshtë, se luajmë me dy qendërmbrojtës me të djathtën. Mundoheshim që të ulej poshtë Aleksi, por në metrat e fundit nuk ishte finalizimi si duhet, binim në presion shumë shpejt në presion dhe na bllokonin Najdovskin për të dalë para. Mendoj që meritonim më shumë. Skuadra nuk është se u shpreh keq në fushë, përveç disa gjërave të vogla. Në fund kërkonim, sidomos me daljen e Qefalisë, nuk kërkonim të luanim nga poshtë, nuk merrnin lojtarët komandën mirë dhe lanë boshllëqe. U mërzita te rasti i fundit se në fund nuk mund të luash me qarkullim topi, por të kërkonin Devid. U rrezikuam për të pësuar golin e dytë. Mendoj se ndeshja vazhdon të jetë e hapur, besimi është prezent se është me vajtje-ardhje”, theksoi tekniku kryeqyteats Orges Shehi në prononcimin e dhënë për Supersport.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img