Edi Martini rikthehet në drejtimni e skuadrës kuqeblu për ndeshjen me Teutën. Tekniku i Vllaznisë ishte dënuar me dy ndeshje pezullin për shkak të polemikave pas ndeshjes Vllaznia-Dinamo. Pjesën e prë të dënimit e konsumoi teksa ndeshjen e javës së 12-të, Partizani-Vllaznia e ndoqi nga tribuna e stadiumit “Arena e Demave”, ndërkohë, që për pjesën tjetër të dënimit, sipas rregullores përkatëse, KF Vllaznia ka marrë përsipër shlyerjes e dëniit të konvertuar me gjobën përkatëse financiare.
“Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Vllaznia, Edi Martini, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.”, thuhet në vendimin zyrtar dhënë nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHF.
Më poshtë, njihuni me vendimet më të fundit të Komisionit të disiplinës të datës së sotme, 27 nëntor 2025.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 27.11.2025
- FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- Zyrtari i AF Elbasani, Elton Guranjaku, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.
- Zyrtari i KF Laçi, Kleo Laska, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- AF Luftëtari, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë zhvillimit të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 13/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
- Zyrtari i KF Naftëtari, Eldison Kapo, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Zyrtari i KF Gramshi, Andrit Bici, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i Adriatiku, Ernest Gjoka, për sulm ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i KF Vora U-18, Ergi Lushaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Zyrtari i KF Skënderbeu U-18, Entjel Bilo, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Vllaznia, Edi Martini, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Maliqi, Enrik Agolli, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.



