Ka përfunduar në barazim 1-1 përballja mes Dinamos dhe Vllaznisë, e vlefshme për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Pas këtij dueli ka folur trajneri shkodran, Edi Martini.
“Jam këtu për respekt të tifozërisë shkodrane, nëse kjo zonja që drejton emisionin nuk kërkon falje për racizmin e lojtarëve me ngjyrë, ironin dhe humorin që bën në studio me ne dhe për drejtimin e fjalës “i paedukatë” ndaj meje, unë nuk flas”, tha Martini shkurt dhe u largua.
Reagimi i Martinit lidhet me ngjarjet e ndeshjes së kaluar, kur pas përfundimit të sfidës Partizani–Vllaznia pati debate dhe tensione në studion e emisionit “SuperGol” në RTSH. Pas përfundimit të lidhjeve direkte, Sako e cilësoi Martinin “të paedukatë” dhe kritikoi sjelljen e tij, duke theksuar se përveç sjelljeve jo sportive ndaj kundërshtarëve, trajneri po tregonte edhe mungesë etike ndaj gazetarëve. Moderatorja mbylli emisionin me një përshëndetje ironike drejt Martinit, duke shtuar se tekniku po tregonte “joetikën ndaj gazetarëve”, një gjest që u interpretua si reagim ndaj sjelljes së tij.
Edi Martini: Jam këtu për respekt të gjithë tifozerisë shkodrane, të gjithë tifozëve anë e mbanë Shqipërisë. Respekt televizionit shqiptar. Nëse kjo zonja në fjalë që drejton emisionin nuk kërkon falje, do tërhiqem dhe nuk flas më deri në fund të sezonit. Nuk mund të tallet me njerëz me ngjyrë. Nuk mund të më thotë mua i paedukatë.
Hygerta Sako: Falje për çfarë?
Hygerta Sako: Ju si u sollët? E nisët me një ironi të pavend.
Edi Martini: Sa të jesh ti aty, do bojkotoj.
-EDI MARTINI LARGOHET
Hygerta Sako: Atëherë po i drejtohem publikut. Martini herën e kaluar, kur doli në lidhje të drejtpërdrejt, e nisi me një ironi të pavend që nuk kishte pikën e kuptimit. Së dytim i bëra një pyetje shumë profesionale dhe më ktheu një përgjigje jo etike. Nuk kam pse i kërkoj falje Martinit. Është Martini që duhet të kërkojë falje, për sjelljen jo etike ndaj një programi vërtetë serioz dhe profesional siç është “Supergol”. Federata Shqiptare e Futbollit e zgjidh këtë çështje me punën e deklaratave.


