Egnatia barazoi me rezultatin e bardhë 0-0 sfidën e parë ndaj Olimpijas, e luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Stocize” dhe e vlefshme për raundin e tretë kualifikues të UEFA Conference League.
Trajneri Edlir Tetova e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Dajsinani (GK), Zliyev, Xhemajli, Sota, Fangaj, Medeiros, Aleksi, Lushkja, Gruda, Bakayoko, Selmani.
Pjesa e parë ishte e ekuilibruar për të dyja skuadrat, që tentuan disa herë portat përkatëse, por nuk finalizuan dot. Edhe në pjesën e dytë, portat qëndruan të paprekura si nga rrogozhinasit, ashtu edhe nga Olimpija. Sllovenët humbën edhe një penallti në minutën e 68-të, me Tam qe gaboi dhe e çoi topin jashtë.
Egnatia e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Fangaj.
Takimi Olimpija – Egnatia u mbyll me rezultatin 0-0. Ndeshja e dytë mes dy ekipeve do të luhet më 14 gusht në ‘Arena Egnatia’.