Mbrëmjen e sotme do të luhet finalja e 73-të e Kupës së Shqipërisë midis Egnatias dhe Dinamos. Një ndeshje shumë interesante që rikthen Dinamon në finalen e këtij kompeticioni, ndërsa Egnatia vjen si kampione në fuqi e Kupës së Shqipërisë.
Dy skuadrat janë përballur 27 herë në historinë e tyre dhe sonte do të luajnë ndeshjen e tyre të 28-të. Rrogozhinasit numërojnë 14 fitore,ndërsa dinamovitët kan triumfuar në 4 ndeshje. 9 sfida jan mbyllur në barazim. Sa i përket golavarazhit, Egnatia ka shënuar 33 gola,ndërsa Dinamo ka shënuar 16 gola.
Dinamo ka fituar 13 trofe të Kupës së Shqipërisë,ndërsa Egnatia ka mar pjesë në dy finale dhe i ka fituar të dyja.
Ndërsa përsa i përket gjyqtarit të kësaj sfide ngelet ende enigmë. Edhe pse është aluduar për ndërkombëtarin Enea Jorgji burime zyrtare pran 41 vjeçarit Elbasanas bëjnë me dije se nuk do gjykohet prej tij kjo finale e Kupës së Shqipërisë. Ndërsa për “Veriu Sport” është mësuar se njëri mes arbitrave Juxhin Xhaja dhe Eldorjan Hamiti gjykon këtë finale.
Fatos LAMAJ