Teuta-Egatia 1-2(Ergis Arifi 11’/Daniel Adjessa 45’, Altin Kryeziu 92’)
Egnatia ka hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, pasi ka mposhtur në transfertë 2-1 Teutën në ndeshjen e parë çerekfinale.
Ndeshja e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, ishin vendasit që kalojnë të parët në avantazh që në minutën e 11-të me në të Ergis Arifit.
Minutat në vazhdim ka luftë sportive në të dy kampet respektive derisa vjen minuta e 45-të kur Daniel Adjesa shënon golin e barazimit për Egnatian.
Megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave, 45 minutat e rregullta të pjesës së dytë nuk sjellin asnjë gol. Por, duket se ai ishte rezervuar dy minuta pas kohës shtesë me Altin Kryziun që shënon golin e fitores për skuadrën e Edlir Tetovës. Q
Në këtë mënyrë, Egnatia hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, pasi ndeshjen e kthimit e luan muajin e ardhshëm në shtëpi.
Fatos LAMAJ



