Saturday, July 27, 2024

Egnatia harron fitoren, Dinamo barazon në Rrogozhinë

Lexo

Egnatia-Dinamo 1-1(Shënues: Zejnullaj 50’/Kaçorri 63’)

Egnatia nuk di të fitojë, teksa regjistron ndeshjen e pestë radhazi pa fitore në kampionat. Rrogozhinasit, nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj Dinamo City në shtëpi.

Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, në të dytën Egnatia kaloi e para në avantazh falë një supergoli të shënuar nga Zejnullai në minutën e 50-të. Ky avantazh zgjati pak, pasi 13 minuta më vonë, Kaçorri vendosi baraspeshën.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe dy ekipet ndanë nga një pikë. Me këtë barazim, Egnatia mbetet në krye të renditjes me 50 pikë, ndërsa Dinamo zbret në vendin e pestë me 36 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img